Vetëm Serbia, aleatja e Rusisë në Ballkan i shpëton ‘listës së zezë ballkanike’ për vizat amerikane

SHBA kanë shpallur një listë me 75 vende të botës, për të cilat procesimi i vizave amerikane do të pezullohet për një afat të pacaktuar.

Sipas një Fox News, ndër 75 vendet e përfshira në listë, janë edhe Shqipëria dhe Kosova – dy vendet më pro-amerikane të rajonit.

Ndërsa, nga ana tjetër, i vetmi vend nga gjashtëshja ballkanike, i cili nuk është pjesë e kufizimit, paradoksalisht, është Serbia – e vetmja aleate e Moskës në rajon.

Pezullimi vjen në mes të një goditjeje të gjerë ndaj emigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA, Donald Trump, që kur mori detyrën janarin e kaluar.

Në nëntor, Trump kishte premtuar të “pezullonte përgjithmonë” migracionin nga të gjitha “Vendet e Botës së Tretë” pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një pjesëtar të Gardës Kombëtare.