Në 1995 i dërgoi SHIK-un ta arrestonte, Sali Berisha ndryshon historinë me Filip Çakulin! Blendi Fevziu befasohet nga ajo çfarë sapo ndodhi mes tyre

Botuesi dhe gazetari i njohur Filip Çakuli i ka dërguar një pyetje direkte mbrëmjen e sotme Sali Berishës, e cila ka shkaktuar të qeshura në studion e emisionit “Opinion”, me liderin demokrat që e mori me sportivitet dhe këtë e transmetoi dhe përmes ekranit.

“Nëse Edi Rama është Ramaduro, kreu i narkoshtetit, i mafias, etj, si e lejon Amerika që familjarët e tij ta takojnë? Ajo është vajza e Presidenti Donald Trump…”, thuhej ndër të tjera në pyetjen që gazetari i dërgoi moderatorit Blendi Fevziu dhe ai ia lexoi Sali Berishës.

E menjëhhershme ishte dhe përgjigja e ish-kryeministrit, i cili pasi pyeti dy herë Fevziun dhe u sigurua që e kishte dëgjuar mirë emrin e dërguesit të mesazhit, u shpreh:

“Filip, po ç’të shtyn ty të bëhesh avokati i Edi Ramës?! Si mund të më bësh ti mua një pyetje publike për avokatinë e Edi Ramës?!”

Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura në studio dhe vetë lideri demokrat ju drejtua Filip Çakulit me një pyetje retorike, e cila është në qendër të diskurtsit publik të opozitës: “Pse ka katër muaj që nuk vjen asnjë mesazh tjetër nga Qeveria amerikane për kartelet e drogës?!”

Kujtojmë se Sali Berisha dhe botuesi Filip Çakuli kanë një histori të gjatë përplasjesh. Me urdhër të tij, kur ishte President, siç ka pohuar gazetari Mero Baze, botuesi Filip Çakuli është arrestuar nga operativët e SHIK-ut të kohës dhe u mbajt 24 orë në qeli për një karikaturë.

Ngjarja ka ndodhur në Maj 1995, 30 vite më parë, dhe organizatat ndërkombëtare i bën thirrje Shqipërisë që të lironte nga qelia botuesin e revistës “Hosteni”. Të nesërmen, Filip Çakuli u la i lirë.