Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në Kuvendin e Shqipërisë ku me krenari iu drejtua socialistëve por dhe demokratëve, duke vënë në pah rolin e vendit tonë të vogël në arenën ndërkombëtare.
Ndonëse akuzat e opozitës dhe “mllefi” i derdhur mbi të vijoi edhe përgjatë kësaj seanca, kreu i qeverisë shqiptare nuk nguroi t’i vinte në dukje ecurinë dhe përparimin që Shqipëria ka dhe bëri me dije se javën e ardhshme ai vetë do të marrë fjalën në Kuvendin e Izraelit, ashtu sikurse Donald Trump e mbajti disa javë më parë.
“Në mbyllje dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kemi një nder të jashtëzakonshëm: do t’i drejtohem Parlamentit të Izraelit si Kryeministër i Shqipërisë, në të njëjtin format që ju rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA Donald Trump. Privilegj që më është bërë mua dhe kësaj shumice qeverisëse për të folur në atë Kuvend”, tha kreu i qeverisë shqiptare, duke vijuar më tej me “talljen” ndaj Partisë Demokratike dhe liderin e kësja force politike, Sali Berishën.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Një kokë e madhe nga radhët tuaja tha se 2 milionë palestinezë do të vendoseshin te kampusi i Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Luli iku, por 7 herë 7 mbeti. Tani çoheni SPAK dhe kërkojini menjëherë urgjent atyre që paguajnë në Amerikë. Ai Latifi si është, Latif magjistari që e keni, mos e lëshoni atë, se ai ua merr humbjen fitimtarëve si me magji dhe ua bën më të madhe. Të gjitha këto denoncimet t’ia çojë kongresmenit, çojani Latifit dhe thuajini ta këndojë ai kongresmeni dhe ta merrni ju këtu dhe të thoni Kongresi Amerikan. Kongresmeni dhe Kongresi Amerikan kanë aq lidhje sa kishin amendamentet e Ndocës me PS. Mos e lini pas dore atë punën e “non grata”-s për mua në asnjë mënyrë, se siç ju kanë dalë të tëra fjalët, do ju dalë dhe fjala për “non grata”-n.
Por, e tha sot dikush. Rama po mbledh parlamentin se ka një ngërç. Ngërçi është se në Parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për “non grata” dhe ajo është e dhënë, është e zënë me meritë. Ai që ka marrë “non grata”-n e ka marrë me meritë. Ju do ju dalë fjala që “non grata” do hiqet në mars të 2025 dhe pavarësisht se është 2026 ju vazhdoni se në mars të 2025 do ta hiqni. Dy fjalët janë mbivendosur. Keni mbivendosur fjalët “do hiqet” dhe “do vihet” dhe vallah ai që e ka marrë atë kuotë, ai është i paarritshëm në të gjitha poshtërsitë, ligësitë që i ka bërë popullit shqiptar. Zor shumë se lëviz ajo kuotë.
Në mbyllje dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kemi një nder të jashtëzakonshëm: do t’i drejtohem Parlamentit të Izraelit si Kryeministër i Shqipërisë, në të njëjtin format që ju rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA Donald Trump. Privilegj që më është bërë mua dhe kësaj shumice qeverisëse për të folur në atë Kuvend.
Por duke qenë se lista është vërtet e shkurtër dhe kundërshtarët e bordit sapo e përfunduan numërimin, jo janë gjithë vendet, jo s’është ky, s’është ai, thuhet se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si yni, duke u përpjekur t’u thënë shqiptarëve që prania në Bordin e Paqes ishte mekanike dhe s’kishte vlerë, dua të nënvizoj se për Shqipërinë, për mua dhe për ne konsiderohet nder çdo ftesë që nuk u bëhet të gjitha shteteve të botës, sepse ne nuk jemi as kërthiza e botës dhe as ndonjë vend me fuqi të spikatur ushtarake, por një vend i vogël që u vetëzhduk nga harta e botës për 50 vjet dhe kur e hapi derën u keqtrajtua nga jashtë dhe brenda, duke u tërhequr zvarrë sa në rrënoja piramidash, sa në duart e atyre që e keqqeverisën dhe pasqyrat e ndërkombëtarëve që u hodhën nën kurriz shqiptarëve plot gurë të pamerituar, një vend që askush, përveç meje dhe një grushti njerëzish që besuan, as nuk e imagjinuan dot që do të ngjitej këtu ku është sot. Doni ju apo s’doni ju, dhe ju na duheni këtu për t’u kujtuar shqiptarëve atë ishullin e turpit, ndërsa ne jemi këtu për të ngjitur shqiptarët në atë majën e Shqipërisë në 2023.