Shteti i ben te papriturën gazetarit Artan Hoxha

Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë Geri Hoxhën, 26 vjeç, djalin e një personazhi të njohur në Shqipëri, pikerisht gazetarit Artan Hoxha, si edhe Reambo Bibën.

Të dy ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprat penale që lidhen me prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, bëjnë me dije burime për Maska.al.

Arrestimet u kryen në kuadër të fazave 78 dhe 79 të operacionit policor “Operacionalja”, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së.

Sipas policisë, më 13.01.2026 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tyre, për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit të strukturuar kriminal”.

Dy shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për dorëzimin e tyre tek autoritetet kosovare.

Njoftimi u bë i ditur nga policia e shtetit. Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe kjo mund te jete edhe nje goditje per gazetarin Artan Hoxha, i cili prej vitesh njihet si person qe ka sulmuar pushtetin dhe abuzimet me te.