Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së Shqipëria Bëhet

Ana Dajko është deputetja e cila doli nga listat e Partisë së Adriatik Lapajt, Nisma Shqipëria Bëhet, edhe pse u bënë disa tentativa që mandatin e saj ta merrte vajza e tezes së Lapajt, por KAS vendosi se i takonte asaj.

60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Sikur çdo deputet, edhe Dajko ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, e cila vlerësohet në rreth 1.19 milionë euro, pasuri e përbashkët me bashkëshortin.

Në deklaratën e saj të pasurisë pranë ILDKPKI, ajo dëshmon se një pjesë e madhe e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, së bashku me të shoqin, Spiro. Në këtë pasuri, vetëm në emrin e saj, me total pasuri në euro 394 mijë euro, pasuri në lekë 24,403,449.92 (rreth 253 mijë euro), pasuri në dollarë 126.063.48 (rreth 107 mijë euro) ajo zotëron 16 llogarive bankare, disa apartamente, tokë, ullishte, pemëtore, etj.

Vlera totale e akumuluar e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti është përafërsisht:

Apartament (50%) 77,911.68 €

Apartament (50%) 26,379.58 €

Ndërtesë (50%) 48,000.00 €

Apartament (50%) 80,114.75 €

Automjet (50%) 27,500.00 €

Automjet (50% – Spiro) 7,056.67 €

Aksione: DAJKO – KOCI SHPK (33%) 330,000.00 €

Kursime Cash (Ana) 5,000.00 €

Kursime Cash (Spiro) 5,000.00 €

Llogari rrjedhëse (Ana) 2,068.26 €

Llogari kursimi (Ana) 16,045.77 €

Llogari page (Ana) 5,949.10 €

Llogari bankare (Kursimi/Rrjedhëse – Shared/Spiro) 37,258.98 €

Depozitë bankare (Ana – 100%) 60,000.00 €

Depozitë bankare Shumëemërore (Shared) 284,384.75 €

Fonde investimi (Ana) 111,525.36 €

Llogari individuale Spiro (USD/EUR/ALL) 91,989.31 €

Top Channel