“Berisha po na manipulon!”/ “Dorëzohet!” Fatos Lubonja: Iu tregoj si rrëzohet qeveria…

Analisti Fatos Lubonja u shpreh kritik ndaj protestës të Berishës mbrëmjen e 24 Janarit e cila pas “xhiros” së zakonshme të “eskursionit” në Tiranë të gjithë do të shkojnë në shtëpi.

Analisti u shpreh se togfjalëshi “Sot është dita e fundit e regjimit” është një mënyrë e Berishës manipulimi për qytetarët, për të dalë në protestë.

Analisti theksoi see vetmja mënyrë për të vepruar kundër qeverisë është drejtësia e cila me mbështetjen amerikane, mund të veprojë kundër qeverisë.

“Ky regjim nuk ikën me protesta, nëse do të bëjmë një krahasim është si i Maduros. Ka opozitë, proteston dhe bën zgjedhje. Por me format e veta dhe sistemin që ka ngritur në tërësinë e vet, nuk lë rotacion. Duhet të vijë Amerika me helikopter që ta rrëzojë. Ne edhe me mbështetje amerikane e kemi pasur deri vjet dhe evropiane, sot ka një dyshim që duhet ta vërtetojmë se krimi i organizuar është bërë problematik në Shqipëri dhe lidhjet e Ramës me të kanë shkuar gjer në informacionet e tyre dhe ky shqetësim po rritet. Në këtë rast rrëzohet nëse kjo drejtësia e mbështetur nga këta amerikanë me forcë bën atë që nuk guxon vetë e pavarur, e mbështetur nga një forcë më e fuqishme se Rama”, u shpreh Lubonja.