Të paktën dy persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 7.4 ballë që goditi Filipinet sot.
Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 62 kilometra nga bregu.
Tërmeti dëmtoi disa shkolla dhe një spital, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe njerëzit nga zonat bregdetare u evakuuan.
Dëshmitarët okularë thonë se panë linjat e energjisë elektrike duke u lëkundur dhe njerëzit duke vrapuar nga shtëpitë e tyre, raporton Associated Press.
Një paralajmërim për cunami u lëshua këtë mëngjes nga Filipinet dhe Indonezia, megjithatë, ai është hequr që atëherë.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Junior, tha se po bëhet një vlerësim i dëmeve dhe se ekipet e shpëtimit dhe ndihmës po dërgohen në vendngjarje.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priten edhe lëkundje të tjera.