SkandaΙ në Bukuresht/ Pas koreve anti-shqiptare, pezullohet ndeshja Rumani-Kosovë

Një skandal i rëndë ka ndodhur në Bukuresht në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.

Lojtarët e Kosovës kanë braktisur fushën e lojës në shenjë proteste ndaj thirrjeve anti-shqiptare në stadium.

Kosova dhe Rumania do të përballen sot në Bukuresht. Kjo ndeshje vlen për Ligën e Kombeve, ndërsa kujtojmë se ndeshjen e parë në Prishtinë e fituan miqtë rumunë.

Në fushë janë vetëm futbollistët e Rumanisë, teksa lojtarët e Kosovës dhe gjyqtari i ndeshjes janë në dhomat e zhveshjeve.