Pamje që të t hyejnë zemrën! Sot duhet të luante me ta, shokët e Martinit 14-vjeçar të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë (Video)

Sot do duhej që bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos në takimin e përditshëm të stërvitjes të ishte dhe Martini, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.

Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, për të bërë stërvitje, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit, të cilët qëndrojnë të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur, raporton Top Channel.

Trajneri Egert Bakalli mundohet t’u japë forcë duke iu thënë se kështu është jeta dhe se tani duhet të bëhen të fortë. Nuk mungojnë as këshillat e tij kur u thotë se janë në një moshë delikate e se duhet që t’i shmangen konflikteve.

I mituri u plagos disa herë me thikë pak metra larg ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, por edhe pse u transportua në spital, nuk mundi dot të mbijetonte.