Del videoja e she rrit në Qytet Studenti/ 20-vjeçari me ρΙαgë në bark tenton të mbrohet, autori e qëΙΙon pa pushim me th▪︎ikë

Publikohet videoja e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 21 nëntor në Qytet Studenti, ku u plagos me thikë Aron Demiraj, 20 vjeç.

Policia arrestoi pas ngjarjes autorin Ajdin Ajvazi, 19 vjeç. I riu Demiraj u qëllua 8 herë me thikë dhe siç shihet në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, autori e godet pa pushim, ndërsa ai tenton të mbrohet me duar.

Edhe kur i ka shkaktuar plagë në bark, autori nuk ndalon. 20-vjeçari për një çast prek barkun me dorë, aty ku ishte plaga, por njëkohësisht i duhet dhe të mbrohet nga 19-vjeçari Ajvazi që e qëllon vazhdimisht.

I riu mori plagë në krahë, në brinjë, në qafë dhe shpatull.

Pas konfliktit 19 vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërsa policia ka arrestuar autorin e plagosjes.