“Çmendet” rrjeti / Kjo vezë gjigante “ALIENE” pretendohet se u gjet 3 vite më parë në Antarktidë! Përkon me dëshminë e… (FOTO)

Pak ditë më parë, një ish punonjës i Forcave Ajrore të Operacioneve Speciale amerikane doli në televizion për të zbuluar atë që pretendoi se ishte pjesëmarrja e tij në disa operacione sekrete për transportimin e mjeteve aliene.

Jacob Barber tha se kishte punuar si për shtetin dhe për kompani private në SHBA, për lokalizimin dhe transportimin me helikopterë të objekteve fluturuese me origjinë të paidentifikuar.

Ai tha se persona me aftësi psikike janë përdorur nga zyrtarët amerikanë në këto operacione për të interceptuar me “fuqi mendore” këto anije aliene dhe më pas i ulnin në tokë. Në këtë moment, ekipi i tij shkonte për t’i marrë dhe transportuar në baza sekrete.

“Çmendet” rrjeti / Kjo vezë gjigante "ALIENE"

Veza “aliene” e pretendar nga Jacob Barber

Një objekt që ai zbuloi me video tha se ishte në formën e një veze të bardhë, shumë të madhe. Video e tregonte “vezën aliene” të lidhur me litarë dhe të filmuar nga sipër helikopterit.

Po ditën e sotme, një person anonim ka pretenduar në rrjetin “4Chan” për një vezë aliene të ngjashme që sipas tij është gjetur në Antarktidë.

Ai ka postuar videon e këtij objekti në formë veze teksa transportohet me helikopter në të njëjtën mënyrë dhe poshtë dallohen malet me dëborë të Antarktidës.

Personi anonim, në rrjetin e njohur për teori konspirative, pretendon se ndryshe nga “veza aliene” e SHBA-së, kjo është gjetur brenda një shpelle në malin “Queen Elizabeth”. Ai ka postuar edhe një seri fotografish, ku pretendon se në dy të parat dallohet objekti në formë veze dhe shpella e pastaj baza se ku mbahej.