Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.
Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e të ndjerit Martin Cani.
“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Mos e provoftë njeri këtë dhimbje. Faleminderit për mbështetjen. Me respekt Florina Cani”, lexoi protestuesja.
Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më.
14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori, 14 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia.