Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me ngjarjen të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku sherri mes të miturve përfundoi në një tragjedi.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço tha se nga kjo ngjarje mund të kishte dy viktima. Sipas tij edhe shoku i Martin Canit, Luis Meçja do të kishte ndërruar jetë jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.
“Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai. Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.