Një fotografi e pabesueshme e bërë në bordin e satelitit të Observatorit të Klimës së Detit të Thellë (DSCOVR) po bën xhiron e mediave sociale. Në fakt fotoja është bërë 4 vjet më parë. Sateliti DSCOVR kapi pamjen unike të hënës teksa ajo lëvizte përpara anës së diellit të Tokës.
Seria e imazheve tregoi “anën e errët të Hënës” që nuk është kurrë e dukshme nga Toka, plotësisht të ndriçuar. Imazhet u kapën duke përdorur kamerën polikromatike të NASA-s (EPIC), një kamerë dhe teleskop në satelitin DSCOVR, që lëviz 1 milion milje nga Toka.
EPIC ishte pozicionuar vetëm për të kapur këtë imazh të pabesueshëm që ndodh vetëm dy herë në vit. I gjendur mes Tokës dhe Diellit, misioni kryesor i DSCOVR është të monitorojë stuhitë diellore në kohë reale.
Ana e errët e hënës kishte mbetur një mister deri në vitin 1959, kur anija kozmike sovjetike Luna 3 dërgoi imazhet e para. Që atëherë NASA ka nisur disa misione në anën e largët të hënës duke siguruar detaje të shkëlqyera.