Marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” çdo ditë dhe më shumë po cilësohet “toksike”. Nuk kalon dy ditë dhe dy banorët, përfshihen në debate të forta, ku kanë ngritur zërin dhe ofenduar, por mbrëmjen e djeshmë sherri eskaloi.
Debati mes tyre nisi pas një bisede të Gjestit me Rozanën ku kjo e fundit i tha tërthorazi se Egli po e pengon në lojën e tij. Egli tentoi të afrohej në bisedë, por këngëtari i tha të largohej.
Një situatë kaq e vogël, shkaktoi një debat shumë të madh me tone të larta. Gjesti duket se e humbi kontrollin dhe iu drejtua banores me disa fjalë të rënda.
“Mu largo, ti ke hyrë në paranoja, ke një dërrasë mangët, je toksike dhe posesive, më rri larg, flet pa pushim” dhe shumë të tjera si këto.
Madje në një moment Gjesti që dukej se ishte nën një presion të lartë nga Egli, filloi të gjuante këpucët duke i goditur në mur.
Egli: A më pyete o zotëri? Pse kaq kontradiktor? Më ke thënë kur të pyes do vish e të më thuash atë që ke. Unë vij e bëj e më thua pse e bën
Gjesti: Po je keq
Egli: Më lër të jem keq, më lër të gaboj
Gjesti: Po bëhen shumë gabime
Egli: S’ka problem, punë e madhe, dal
Gjesti: Mund të jetë gabim tek unë. Po më çudit me këtë sjellje
Egli: O Besi edhe ti mua më çudite shumë me atë sjellje, erdhe më pyete
Gjesti: Po bën një gabim pa lidhje. Unë kur kam nevojë të flas me dikë, natën e mirë. Po më nxjerr prej kontrolli, ndalu se po flet pa lidhje, qetësohu, se po kapi të thyej ndonjë gjë. Çfarë po krijon në mendjen tënde? Po shikon halucinacione. Je toksike