Gazetarja, Glidona Daci, ka publikuar disa pamje nga protesta e mbajtur këtë të martë te Kryeministria.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, shihen disa punonjës të policisë, të cilët tërheqin zvarrë nëpër rrugë protestuesin, pamje që sipas gazetares nuk janë arrestime por torturë.
Ajo ka kërkuar që Avokati i Popullit, Endri Shabani, mos të rrijë inekzistent por të reagojë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka kërkuar që edhe AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) të marrë masa për aktet e dhunshme të shfaqura në video nga Policia e Shtetit.
“Nuk eshte thes me patate, por nje qytetare i Republikes se Shqiperise, qe terhiqet zvarre nga policia. Nese avokati i popullit eshte inekzistent dhe ne keto raste, AMP duhet te marre masa. Kjo nuk eshte menyre shoqerimi, kjo eshte torture. U shqetesua politika, e diplomatet per menyren shoqerimit te Ilir Metes, a mund te reagojne ashper dhe per kete djalin? Apo politikanet reagojne vetem kur cenohen ata, por kur terhiqet zvarre nje djal i ri ska gje, se ate se njeh njeri, ska ndikim ne opinjon publik. Ju qofshi dmth”,- shkruan gazetarja në fb.