“O zagar që ke shkuar pas një vajze 23-vjeçare”/ Kristi ‘përplaset’ me Mirin: Ke fjetυr me υajzën tënde i bie? S’të vjen turp

Dinamikat në Big Brother VIP 5 janë ndezur përsëri, teksa banorët po luftojnë për të siguruar Çmimin e Madh.

Dy prej banorëve që kanë shkaktuar më shumë debate që në fillim të këtij edicioni, Kristi dhe Miri, nuk i kanë kursyer përplasjet, edhe pas daljes së Mirit nga “shpella”.

Në një moment tensioni, Kristi nuk e kurseu Mirin, duke i përmendur edhe debatin e tij me Selin, pas krisjes së marrëdhënies mes tyre.

Kristi: E kupto se ku del kjo? I kupton hapat që hedh? I kupton fjalët që nxjerr nga goja? O surrat-palaço, o zagar që ke shkuar pas një vajze 23-vjeçare. E di çfarë tregon kjo? Atë që ti ke ndjerë për atë vajzë gjatë gjithë kohës, por nuk e shpreh dot. Tregon atë incestin që i ke thënë Rogertit, e bën edhe më të dukshme, edhe e vërteton këtë gjë për sa kohë i thua asaj ‘Ti ke fjetur me mua’. Me kë ke fjetur ti? Me atë 23-vjeçaren, që i ke thënë: ‘Të kam si vajzën time’? Këtë ke bërë. Ke fjetur me vajzën tënde i bie? Si ta marrë unë këtë?

Miri: Hajde andej.

Kristi: S’të vjen turp nga vetja?

Miri: Hajde.

Kristi: Çfarë sheh kur sheh atë në pasqyrë? Sheh shëmtinë tënde? Shpirtin tënd të zi?

Miri: Shpirtin tënd të zi…

Kristi: Mua të më vish anash ti nga përroi i thanës.

Në Prime-n e së martës, Kristi e dërgoi Mirin në nominim dhe e quajti si banorin që do të nxirrej i pari nga shtëpia.

Top Channel