Stenaldo duke drejtuar makinën? Reagojnë familjarët e banorit të ‘BBVA’

Një video e ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Stenaldos, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ditët e fundit, duke nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve.

Në pamje ai shihet duke drejtuar një automjet me rreth 50 kilometra në orë, një moment që tërhoqi vëmendje të madhe për shkak të faktit se Stenaldo është i verbër.

Publikimi i videos u prit me reagime të përziera, ku shumë përdorues shprehën shqetësim dhe kritikë, duke e konsideruar situatën të rrezikshme. Debati u përhap shpejt në rrjet, duke e kthyer videon në një nga temat më të komentuara të momentit.

Pas zhurmës së krijuar, reagoi tezja e Stenaldos, Zana Kati, gjatë një interviste në emisionin Breaking në Top News me Dafina Hysën.

Ajo sqaroi se videoja nuk është e kohëve të fundit, por është regjistruar rreth pesë vite më parë dhe sipas saj, bëhej fjalë për një provë të shkurtër në prani të familjarëve dhe miqve.

Sipas Zanës, Stenaldo ka pasur gjithmonë dëshirë të provojë eksperienca të reja dhe e pëlqen adrenalinën, ndërsa xhiroja me makinë ishte simbolike dhe nën kontroll.

Zana Kati: Ai do të provojë gjithçka! Ajo video është bërë 5 vjet më parë, e ka bërë xhiron me shokun e tij që kishte dëshirë t’ia provonte makinën, kemi qenë të gjithë aty, ka bërë një xhiro të shkurtër, ai e ka qejf adrenalinën! Komentet negative s’na bëjnë përshtypje për videon me makinë, për ne e rëndë është ofendimi që i ka bërë Rogerti!