Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë një jetë dhe sjellje shumë më ndryshe se më parë.
Sipas tij, për shkak të presionit publik dhe mediatik, ata tregohen të jenë sa më korrekt. Ai ka treguar dhe një episod në aeroport me dy prokurorë.
“Unë kam pasur kontakte me dy prej tyre, shumicën i kam njohur dhe më parë. I shikoj që kanë mbi vete një peshë përgjegjësie të lartë. Për shkak të punës dhe opinionit publik. Ka disa që nuk i dëgjojnë lajmet, por janë në përballje të pritshme me median e gazetarët. Ata kanë mes tyre dhe një lloj konkurrimi. Por që kur nga koha kur i ka njohur zoti Beci, ata kanë ndryshuar shumë. Kanë hyrë në një proces disiplinimi. Në një grup që ishim bashkë me dy prej tyre, në aeroport, punonjësja na la prioritet të kalonim te shërbimet e biznes class. Të gjithë lëvizëm, por ata jo. Sakrifikuan të rrinin gjysmë ore. Blerjet që i shikoja. Me kartë blinin çdo gjë, edhe ujin. Që të sigurohej transaksioni bankar. Sepse kanë qenë shumë të sulmuar dhe janë në syrin e ciklonit. Janë akuzuar dhe janë më korrekt se çduhet. Kanë filluar të vetëdisiplinohen të gjithë, nuk më kap dot pa mendje askush. Kjo si duket ka kosto dhe për ta, emocionale dhe shpirtërore. Kjo është jeta e tyre”, tha ai.