“30 minuta para υr/ā sjes u fikën dritat”, gazetarja sjell detaje për personin e tretë të dyshùar: Dyshohet se në mjet..

Gazetarja Aida Topalli ka folur këtë të pramten në një emision televizizv atentatin me 3 të vrarë në Shkodër. Gazetarja Topalli u ndal edhe tek identiteti i personit të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Topalli thotë se ka dyshime që në mjet të ketë qenë Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, por ende po vijojnë hetimet.

“Vijojnë hetimet intensive dhe këqyrja e kamerave për të parë nga ku kanë lëvizur mjetet, nëse ka një person të tretë që ka qenë në mjet. Sikurse e kemi diskutuar, nëse personi që është shfaqur në një video amatore, nëse është Ibrahim Lici apo jo. Nuk është sqaruar ende nga Policia e Shkodrës

Tre janë identitetet që dyshohet se mund të kenë qenë në automjet, Ibrahim Lici, një nga fisi Ferracaku ose Eljon Hato. Megjithatë në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha njollat e gjakut të gjetura dhe do bëhet ekspertimi i armëve dhe njollave të gjakut, për të kuptuar se kujt i përkasin shenjat apo gjaku”, tha Topalli.
Gazetarja thotë se gjysmë ore para atentatit, në zonën e Dobraçit u fikën dritat.

“Ajo çfarë më është bërë me dije është se në atë zonë rezulton të jenë fikur dritat rreth gjysmë orë para se të ndodhte atentatit, çka bën të pamundur të vërtetojë nëse ka pasur qoftë një person të tretë ose të jetë filmuar momenti i ngjarjes së rëndë. Kjo përbën edhe mungesë në mbledhjen e provave. Një praktikë e njohur edhe në vrasjen me snajper të Sinamtit. Dritat u fikën para se të bëhej atentati”, vijoi Topalli.

Përpos pistës së hetimit të hakmarrjes mes fisit Bajri dhe Lici, gazetarja Topalli shprehet se po hetohet edhe mundësia e përfshirjes së një grupi tjetër kriminal që mund të ketë porositur vrasjen.

“Duke njohur dinamikën e zhvillimit të krimit, duke parë pushtetin dhe qetësinë që kishte fituar fisi Bajri, është edhe një pistë e grupit hetimor, që një grup i tretë, apo grup kundërshtar i të dyjave fiseve të jenë porositës. Pikërisht për të prishur balancat në qytetin e Shkodrës dhe për të ndikuar të mosfuqizmi i këtyre dy grupeve”, tha Topalli.