DETAJE të reja nga vrasja e Egli Pashollarit: Autori kishte hapur bllokazhin në mes të rrugës, viktima e ofendoi

Të tjera detaje kanë dalë në pah nga vrasja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku Egli Pashollari u qëllua për vdekje me thikë nga Gazmend Buçpapa.

Burime për mediat kanë zbuluar se Gazmend Buçpapa ndodhej në zonë duke pritur bashkëshorten të dilte nga një market në zonën e 21 Dhjetorit, ku ajo punonte si shitëse.

Buçpapa mësohet se ka lënë makinën me bllokazh në mes të rrugës, kur papritmas nga pas i është afruar një tjetër automjet që drejtohej nga Pashollari.

Sipas burimeve mësohet se Pashollari i ka rënë borisë për t’i kërkuar të lironte rrugën.

Në atë moment, nga makina ka zbritur Gazmendi, i cili mendohet se e ka sharë. Pasi ka devijuar automjetin, viktima mësohet ta ketë pritur autorin rreth 100 metra më poshtë në mënyrë që të sqaroheshin për ofendimet e bëra.

Në ato çaste mësohet se ka nsiur konflikti fizik me grushte, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e një mjeti prerës, ku autori i dyshuar goditi mne thikë për vdekje 31-vjeçarin.

Një foto tregon momentin nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku 40-vjeçari shikohet teksa ecën me gruan e tij qetësisht.

Pas ngjarjes së rëndë Gazmend Buçpapa është larguar në drejtim të paditur. Aktualisht ai vijon të jetë në kërkim nga policia.