Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me deklaratën e Berishës që demokratët do të sulmojnë Partinë Socialiste.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook-un e tij, Balla u bën thirrje vëllazëroreve demokratëve që të mos ndërmarrin urdhëra të tilla që synojnë përçarje mes politikanëve.
Postimi i Ballës
Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”
SB : “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.
Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.
Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.
Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje.