Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Atlantic City, duke dhuruar një tjetër performancë mbresëlënëse për publikun shqiptar dhe artdashësit e boksit.
Shpërthim i menjëhershëm në ring! Kristian Prenga sulmoi pa mëshirë që në raundin e parë, duke e vënë nën presion boksierin amerikanin Joe Jones me kombinime të forta dhe goditje precize.
Ritëm i frikshëm, kontroll total dhe një goditje vendimtare që mbylli gjithçka në vetëm 2 minuta.
Vetëm 2 minuta zgjati përballja një goditje e fortë, rrëzim dhe fundi i ndeshjes.
KO i 20-të në karrierë për boksierin nga Mirdita, që po dëshmon se është një makineri nokautesh në ring.
Me këtë triumf, Kristian Prenga e çon në 20 numrin e fitoreve me nokaut në karrierën e tij profesionale, një statistikë që konfirmon fuqinë dhe dominimin e tij në kategorinë ku garon.
Atmosfera në arenën e boksit në Atlantic City ishte elektrizuese.
Shqiptarët e Amerikës kishin mbushur tribunat për të mbështetur kampionin nga Mirdita, duke e duartrokitur dhe brohoritur me krenari emrin e tij gjatë gjithë ndeshjes.
Mbështetja dhe entuziazmi i tyre u ndjenë fuqishëm në çdo moment të përballjes.
Mes emocionesh pas fitores, Prenga falënderoi të gjithë mbështetësit për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke ia kushtuar këtë fitore të gjithë shqiptarëve dhe të pranishmëve në Arene !
“Kjo fitore është e juaja! Ju jeni forca ime më e madhe! Do shihemi në ndeshjen e radhës!” Kristian Prenga vazhdon të ngrejë lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare të boksit, duke bërë krenarë shqiptarët !
Galeria fotografike (
1 / 3
)




