Vox News e paralajmëroi/ Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola Rota, kapet gafil duke abuzuar me tenderat, e mbron politika apo policia?!

Vinjola Rota

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, Vinjola Rota, është kapur gafil duke abuzuar me tenderat. Një hetim i brendshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik ka gjetur shkelje në një procedurë prokurimi, teksa hetimet e mëvonshme, qoftë penale apo edhe administrative, do të konstatojnë abuzime të shumta me detyrën.

Redaksia e Vox News i paralajmëroi një vit më parë këto abuzime me detyrën, të cilat bëheshin në mënyrë të hapur dhe në shkelje të plotë të procedurave, duke bërë tendera të kotë dhe të fryrë, gjithmonë të paracaktuar. Ka dyshime të forta se Rota, me mbështetje të fortë familjare në Policinë e Korçës, apo edhe me lidhje të forta politike, po vepron në mënyrë të hapur, qoftë në bërjen e tenderave, ashtu edhe në emërimet që kryen.

Vox News ka mësuar se Rota ka disa persona të besuar në poste kyçe në DRAP, si në sektorin juridik ashtu, në atë të prokurimeve apo në sektorë të tjerë. Një skemë vetëm për zhvatje dhe jo për rritjen e cilësisë së arsimit në 3 qarqet e Shqipërisë, Korçë, Elbasan apo Berat. Dyshimet janë se, çdo veprim apo emërim në DRAP bëhet vetëm për përfitime personale të Rotës apo të bashkëpunëtorëve të saj, aq sa tashmë me mburojën që ka krijuar, flasin dhe veprojnë hapur se si të zhvasin!

Vox News e paralajmëroi/ Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola

Faksimile: Njoftimi i APP për konstatimin e një tenderi me probleme nga DRAP Korçë

Emërimet e drejtorëve, nëndrejtorëve, mësuesve, oficerëve të sigurisë në shkolla apo edhe të psikologëve, bëhen të gjitha të paracaktuara dhe pa meritokraci, duke qenë se dokumentet kontrollohen pikërisht nga grupi i Rotës. Për të verifikuar apo faktuar këto parregullsi, mjafton që Ministria e Arsimit apo edhe institucionet ligjzbatuese apo administrative, të kontrollojnë vendimmarrjet e fundit dhe do të kenë një dosje të plotë, për mënyrën e punësimit.

Megjithatë, “petët e lakrorit” kanë filluar të hapen dhe ja ku vjen kapja e parë me abuzime të rënda me detyrën, ashtu siç paralajmëroi edhe Vox News. Redaksia jonë ka siguruar një dokument, të publikuar disa ditë më parë, ku faktohet se të paktën 3 vartës të Rotës, apo edhe vetë Drejtoresha, ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Drejtuesit dhe punonjësit e DRAP Korçë kanë shkelur ligjin në një tender me objekt “kontratë publike furnizimi”.

Në dokument përcaktohet se, Rota ka udhëzuar disa punonjës të bëjnë specifikime teknike që i përshtaten një kompanie, pra një paracaktim tender. Bëhet fjalë për një vepër të mirëfilltë penale, që meriton një hetim të plotë, pasi krahas këtij tenderi, prokuroria apo policia do të gjejë abuzime të rënda me detyrën.

“Autoriteti Kontraktor nuk ka vepruar në përputhje me nenin 92 të ligjit ‘për prokurimin publik’, si dhe me udhëzimin e APP, lidhur me procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës”, thuhet në dokument. Më tej saktësohet se APP, ka vendosur t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj tre anëtarëve të komisionit të prokurimit, sipas konstatimeve në vendim.

Sipas informacioneve të Vox News, personi i parë përgjegjës për këto abuzime është vetë drejtoresha Vinjola Rota, e cila është një eksponente dhe patronazhiste e thekur e Partisë Socialiste. Duket përdorur këto lidhje, apo edhe arsimin në tërësi, ajo kandidoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, në listat e hapura në Korçë. Këto lidhje po e ndihmojnë që të sheshojë kontrollet dhe hetimet, por tashmë që APP-ja i gjeti shkeljen, a do t’a mbrojnë akoma?!

Redaksia jonë ka mësuar se, krahas lidhjes politike, Rota ka lidhje të forta familjare edhe në Policinë e Korçës, aq sa këta familjarë të saj janë bërë në disa raste sekserë për emërime apo e mbrojnë nga hetimet e mundshme penale. Një rast i paralajmëruar nga Vox News, që tashmë meriton një hetim të plotë. Ka ardhur koha që, krahas zyrtarëve të lartë që janë të burgosur, në masa sigurie, të hetohen edhe këta zyrtarë, që vijojnë mbajnë peng institucione dhe duke abuzuar rëndë me detyrën.

Vox News e paralajmëroi/ Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola

Në foto: Investigimi i Vox News i muajit shkurt 2025 për abuzimet në DRAP Korçë, nga drejtoresha Vinjola Rota

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, redaksia e VoxNews denoncoi abuzimet e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, në lidhje me emërimet apo në bërjen e tenderave. Bëhet fjalë për një drejtori që fillon në Korçë, vazhdon në Elbasan dhe përfundon në Berat, duke pasur në varësi qindra shkolla në 3 qarqe të mëdha.

“Drejtoresha i ka krahët e ngrohta, me lidhjet e saj familjare në Policinë e Korçës apo edhe në organet ligjzbatuese në atë qark”, shkruante redaksia jonë, në lidhje me një tender me vlerë 2.2 milionë euro për transportin e mësuesve dhe nxënësve, apo edhe me emërimet e mësuesve, ku “kandidatët” duhet të paraqiten te disa persona të autorizuar prej saj për t’u emëruar apo transferuar.

“Në periudhën e shtatorit dhe tetorit Rota merret me emërimet e psikologëve, duke e kthyer në një ‘biznes’ të mirëfilltë, pasi ajo shumicën i emëron sipas preferencave, duke bërë edhe provime formale dhe me dyshime të forta se janë të paracaktuar,” vijonte investigimi, ndërkohë që DRAP Korçë hapte edhe tendera për trajnime për drejtuesit dhe mësuesit, me vlerë rreth 100 mijë euro. Jo vetëm trajnime, por drejtoresha Rota ka harxhuar edhe 1 milionë lekë për të spërkatur zyrën e saj nga mushkonjat dhe brejtësit. Të jetë kaq e rëndësishme?!

©Copyright Vox News

)