Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears u arrestua të mërkurën në mbrëmje në Ventura County, Kaliforni, pasi dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ajo u ndalua rreth orës 21:30, u regjistrua në polici rreth orës 3:00 të mëngjesit të së enjtes dhe më pas u lirua. Automjeti i saj u mor nga autoritetet.

Përfaqësuesi i Spears tha se incidenti është “i pafat dhe i papranueshëm” dhe se këngëtarja do të marrë hapat e duhur për të respektuar ligjin, ndërsa familjarët po përgatitin një plan mbështetjeje për të. Britney Spears do të paraqitet në gjykatë më 4 maj.

Kjo nuk është hera e parë që Spears ka pasur probleme Iigjore. Ajo u akuzua për një incident të thjeshtë “goditje dhe shkëputjeje” në vitin 2007, i cili më pas u mbyll pasi Spears pagoi dëmet.

Vitin pasues, ajo u shtrua në spital për një vlerësim psikologjik, dhe babai i saj, Jamie Spears, mori më pas kujdestarinë mbi pasuritë e saj. Kjo kujdestari u zgjat për 13 vite, duke nxitur fansat të nisin lëvizjen “Free Britney” për ta ndalur atë.

Kujdestaria u përfundua në 2021 dhe që atëherë Spears është parë kryesisht përmes postimeve në rrjetet sociale, shpesh në video ku ajo kërcen në Instagram.