Mijëra abonentë të kompanisë celulare “One Albania” janë duke u përballur mbrëmjen e sotme me shkëputje të shërbimit të ofruar nga kjo kompani.
Për më shumë se një orë, shërbimi i telefonatave dhe i internetit, nuk janë në funksion.
Ende nuk duhet se çfarë e ka shkaktuar këtë problem, por qytetarët kanë denoncuar mungesën e shërbimit që i paguajnë “One”.
Ndërsa vetë “One” nuk ka reaguar për shkëputjen e shërbimit për klientët e saj dhe nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që abonentët e kompanisë celulare “One Albania” përballen me shkëputje të shërbimit, pasi raste të tjera janë regjistruar edhe në shkuarën.