4-υjetori i υdekjes së Kacifas/ Ja çfarë po ndodh në fshtαtin Βυlarat

Një ceremoni përkujtimore po zhvillohet në kishën e fshatit Bularat për 4-vjetorin e vde kjes së Kostandin Kacifas. Të afërm dhe familjarë të eks trem istit të Dropullit, në orët e para të mëngjesit janë mbledhur nën shoqërinë e klerit ortodoks helen në Gjirokastër. Në ceremoninë dhe meshën fetare është ndaluar prania e mediave.

Disa persona nuk kanë lënë askënd të afrohet në ambientet e jashtme të kishës dhe varrit ku prehen eshtrat e Kacifasit. Mesha është drejtuar nga kreu i Mitropolosë së Gjirokastrës Dhimitrios. Edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare greke në Dropull së bashku me mësues ishin në meshën e Kacifasit.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qël luar me a rmë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit ngritën një sërë pretendimesh për këtë çështje.