Raporti i shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë një “armë” e fortë në duart e banorëve të tjerë për të goditur në debate.
Gjatë ditës së sotme, tensionet mes Mirit dhe Mateos kanë arritur kulmin, duke degraduar në pyetje tejet personale që prekin jetën bashkëshortore jashtë shtëpisë.
Në kulmin e debatit, Mateo nuk është përmbajtur dhe e ka vënë Mirin me shpatulla pas murit, duke i përmendur lotët e tij dhe duke i bërë një nga pyetjet më të drejtpërdrejta dhe provokuese të këtij edicioni.
“Si thua e dua gocën e huaj ore. Si qan për gocën e huaj? Je i martuar edhe thua e dua gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: Do ishe ndarë për Selinën?” – e ka pyetur Mateo.
Kjo ndërhyrje në jetën e tij private e ka revoltuar jashtë mase Mirin, i cili ka zgjedhur të mbrojë me forcë martesën e tij, duke refuzuar t’i japë Mateos material për lojë.
“Çfarë lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme dhe jam krenar për atë që kam,” – ia ka kthyer ai me ton të ashpër.
Pasi Mateo i është përgjigjur me një “Ta bekoftë Zoti”, Miri nuk e ka lënë me kaq, duke e akuzuar për goditje të ulëta dhe mungesë morali në lojë: “Të të vijë turp që e përdor. Je i pafytyrë.