Ilir Vrenozi ka folur sërish për emisionin “Breaking” pas mbylljes së protestës së opozitës para Kuvendit.
Vrenzoi u shpreh i zhgënjyer, pasi sipas tij nuk u bë asgjë nga ato që ishin paralajmëruar. Ai tha se tashmë pret ndihmë vetëm nga Zot ipër të larguar Edi Ramën, pasi nuk ka besim tek politikanët.
“Ishte zhgënjimi i radhës sepse erdha për tjetër gjë. Erdhëm për momentin e fundit, kilometrin e fundit por doli doktori dhe tha shpërndahuni. Jam i tronditur. Kishim ardhur nga ana e anës. Duhej të bëhej diçka tjetër. Nuk e di a do marr më pjesë, jam i zhgënjyer. Zoti na shpëtoftë nga Edi Rama sepse këta politikanët ehe…”– tha Vrenozi.
