Chris LaCivita në Tiranë/ Mediu: E sollëm ne! Është dëshira e tij të ndryshojë Shqipërinë. Do vijë dhe Tony Fabrizio

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. të moderatorit Endri Xhafo, dha një mendim për ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita.

Mediu theksoi se LaCivita në Shqipëri është sjellë nga Partia Demokratike. Ai tha se ka qenë dëshira e LaCivita që të ndryshojë situatën në Shqipëri. Ndërsa, deputeti dhe kryetari i Djathtas 1912 Enkelejd Alibeaj deklaroi se është e drejta e PD që ta bëjë fushatën ashtu siç e mendon.

Fatmir Mediu: Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s. Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio.

Enkelejd Alibeaj: Është e drejtë e PD që të bëjë fushatën e vet. Kuptohet që është një përfaqësues i lartë brenda skuadrave të lobimit, i njohur nga SHBA. Çështjet e lobimit kanë qenë problematike. Nuk kam njohje për Charls LaCivita. Ka ndryshuar orientimi politik në SHBA, por nuk shoh që të ketë ndryshim në qëndrime për vendin tonë.