Platforma “Big Love” nuk sjell vetëm mesazhe emocionuese, por shpeshherë kthehet edhe në burim të qeshurash pa fund për banorët e “Big Brother VIP”.
Këtë herë, vëmendjen e ka rrëmbyer një mesazh me nota të larta humori, i drejtuar për çiftin Mateo dhe Brikena (ose siç i quajnë fansat, Bri-Teo).
Një ndjekës me emrin Landi nga Lezha ka ndarë me banorët dhe gjithë Shqipërinë “hallin” e tij, pasi i kishte lavdëruar të shoqes marrëdhënien e ngadaltë dhe pa nxitim të Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë.
Në ekranin e madh u shfaq mesazhi epik që i shkriu të gjithë së qeshuri:“Jam i martum qe 18 vjet. I kam thënë grus se Bri-Teo jan shembull. Kam 1 muaj që gruja vetëm më përqafon. Nuk më lë as me e puth as mu fut në shtrat se thotë do ndjekim shembullin.”
Siç e dimë, Mateo dhe Brikena kanë zgjedhur ta marrin lidhjen e tyre shumë ngadalë, duke u mjaftuar me përqafime, puthje në qafë apo në faqe, dhe pa kaluar ende tek hapat e tjerë intimë.

