“Jam i çmendur pas teje”- Ç’ndodhi orët e para të mëngjesit mes Mateos dhe Brikenës? (Video)

Orët e vona të natës dhe të parat e mëngjesit kanë sjellë një afrimitet mjaft të madh mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke konfirmuar edhe një herë kiminë e fortë mes tyre.

Përpara se të shtriheshin për të fjetur në dhomën e gjumit, dÿshja ka ndarë disa momente mjaft intime dhe romantike.

Ata janë parë duke shkëmbyer përqafime të ngrohta e të gjata, të cilat nuk kanë kaluar pa u shoqëruar me puthje në qafë.

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë një deklaratë e fortë dhe e drejtpërdrejtë e Mateos. Gjatë këtyre momenteve të afërta, ai dëgjohet t’i thotë Brikenës:
“Jam i çmendur pas teje.”

Video Player

00:00

00:48

Pas këtij momenti plot romancë dhe fjalësh të ëmbla, dyshja ka ndryshuar menjëherë atmosferën duke kaluar në një situatë mjaft lozonjare.

Ata kanë filluar të luajnë si fëmijë, duke u gjuajtur me jastëkë me njëri-tjetrin, duke treguar se përveç tërheqjes fizike, ndajnë edhe një shoqëri shumë të mirë e të shkujdesur.