Rama batuta në Konferencën e Mynihut: SHBA, shfaqja me një sherif! BE, spitali me 27 mjekë! Njëri u çmend dhe…

Edi Rama:

Kur e nisëm procesin i kisha të gjithë flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë por duke qenë një dashamirës i Netflix do të thoja që nga ajo që kam parë këto 2 ditë këtu, mund të bëhen dy seriale:
BE: Pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njeri u çmend dhe u largua nga Spitali.

SHBA: do të ishte “shfaqja me një sherif”.
BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, Sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit për BP.
Ajo që po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë.
Ajo çfarë është jashtë BE nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo por vetëm BE.