“Paratë janë të pastra si kristali”, Berisha flet për kontratën e PD me LaCivita: Do mësoni çdo gjë kur të…

Pasi doli nga ambientet e SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO për t’u paraqitur, kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për kontratën me strategun e fushatës eletorale, Chris LaCivita. Berisha tha se burimi i parave që do të marrë arkitekti i fitores së Donald Trump në 5 nëntor është legjitim.

Ai theksoi se detajet e kontratës do të bëhen të ditura pasi dokumentet të dorëzohen në KQZ.

Sali Berisha: Pse e bëj këtu këtë? E bëj këtu sepse atje në seli do merrem me qytetarët, do merrem me problemet, me programin, me pensionet, me rrogat, me shkollat, me spitalet, me hallet e shqiptarëve. Këtu para Skapit të partisë do merrem me aktivitetin kriminal të organizatës kriminale të Edi Ramës dhe të kësaj organizate. Tani, për sa i përket kontratës, të garantoj se sapo të depozitohet në KQZ, ju do mësoni çdo gjë, do mësoni shumën e asaj kontrate dhe burimin e pastër si kristali të parave të paguara për atë kontratë…

…Tani u them unë ju, nuk janë pseudopollet ato që më udhëheqin mua, por ata që flenë mbi krimin, ata duhen të dënohen si kriminelë. Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës të këtij institucioni, ka prej tyre që zbatojnë ligjin dhe janë të vlerësuar shumë. Por ata që flenë mbi këto dosje janë më keq se Tao dhe padronët e Taos…. …Do gjendet Elon Musk që do ekzaminojë fondet në Shqipëri. ku ka një Donald Trump, ka edhe një Elon Musk.

(BalkanWeb)