Familjari zbulon fjalët e fundit të 31-vjeçares ,donte të na …

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia që tronditi fshatin Majac të Podujevës, ku tre persona hùmbën jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit dhe që nga ai moment, mediat kanë raportuar versione të ndryshme, ndërsa familjarët përpiqen të sqarojnë çfarë ndodhi me të vërtetë.

Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes Gashi ai i cili ka treguar për Klan Kosova se familja nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se nuk ishin në dijeni për marrëdhënien e Ardita Gashit me Ilaz Brahimin.

Sipas dëshmisë së tij ngjarja ndodhi brenda disa minutave ku dhe tregoi se pasi Ardita kishte qëlluar 45-vjeçarin, ajo iu afrua pjesëtarëve të tjerë të familjes së saj.

“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ishin bashkë me nusen e djalit dhe tre fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha: ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, ka treguar ai, teksa ka theksuar më tej se arma e përdorur ishte një pistoletë, duke mohuar pretendimet se Ardita kishte përdorur një armë automatike kundër Ilaz Brahimit dhe gruas së xhaxhait.

Si pasojë e ngjarjes, Ilaz Brahimi humbi jetën, ndërsa Miradije Gashi, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e së hënës gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ardita Gashi u dërgua gjithashtu në QKUK në gjendje kritike pas vetëplagosjes, por nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq mëngjesin e ditës së sotme.