Nga Boldnews.al
Paradoksalisht, e njëjta parti por me emër të ndryshuar rikthen në kokë “puçet” ose armiqtë e brendshëm. Po paradokasilisht, këtë herë me ndryshim rrënjësor rolesh të personazheve që atëkohë e pësuan, sot kanë superpushtet për të nënshtruar të tjerë. Kryeministri Edi Rama, ish-zëvendësja e tij Belinda Balluku dhe të tjerë tru larë e tharë në centrifugën e lavatriçës së RiIindjes po kërkojnë armiqtë e bredshëm brenda partisë. Kanë vendosur të presin një kokë dhe ajo është grua, një idhtare gjer në frymën e fundit të liderit të saj Edi Rama.
Një personazh që mori përsipër me dëshirë që t’i turreshin e ta telendisnin pas çdo fjalimi. Ajo shkoi deri aty sa ta krahasonte Ramën me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Nuk shfaqi servilizëm, por bësim se ai, Rama, ishte i tillë.
Tashmë kanë ndryshuar rolet. Elisa Spiropali po shihet si armike e brendshme e cila kur ishte tek punët e jashtme, bashkëpunoi me të huajt që të rrëzonin kryeliderin Rama. Fati i mirë për të është se togë pushkatimi me gjyq të stisur nuk ka. Megjithatë ajo po vritet politikisht dhe “armën” në duar po e merr Grupi Parlamentar. Këtë e paralajmëroi edhe Taulant Balla, i cili tha se mund të mbledhë grupin dhe të vendosë për masat e mundshme, pasi Spiropali refuzoi të merrte pjesë në Parlament ku u votuar kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Ballukut.
Po vetë Balluku nuk u tut, qëndroi e fortë, duke përbysur rolet nga vitet 70’ në kohën e tanishme. Ia hëngri kokën Spiropalit, por pa harrur që të merrej çdo masë që armiqtë e bredshëm me lidhjet që kanë krijuar më parë me të jashtmit, të mos kenë asnjë mundësi ti afrohen kryeliderit për ti brejtur sadopak atë karrige të rëndë që ulet prej 13 vitesh.
Edhe ushtria me gjeneralët e saj është nën kontroll të plotë. Ministër është një I besuar i Ballukut, gjeneralët mbajnë më shumë spaletat e pushtetit sesa të karrierës, ndaj asnjë “puç” nuk mund të ndodhë. Sa mirë që e kapën në kohë, bashkë me “autoren” e dyshuar, e cila nuk mbushi as gjashtë muaj në detyrën si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.