Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur sot në Athinë një takim elektoral me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Në nisje të fjalës së tij, Berisha ka vlerësuar, duke thënë se “përulet me nderim të madh”, para grekëve që –siç tha ai – hapën zemrën me bujari të madhe për qindra-mijëra emigrantë shqiptarë.
Të pranishëm në sallën në Athinë janë qindra mbështetës të Berishës, si dhe përfaqësues të minoritetit grek si Fredi Beleri dhe Vangjel Dule.
Berisha gjithashtu tha se shqiptarët i kanë dhënë Greqisë emra të mëdhenj si këngëtarja Milena Mërkuri dhe aktorja Irene Papas, një arvanitase që grekët nuk e njohin si të tillë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përulem me nderimin më të madh para grekëve, sepse Athina ka treguar zemrën më të madhe, bujarinë më të madh ndaj shqiptarëve. Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje vllazërore. Sot është kryeqyteti me më shumë shqiptarë. Sot mësova se shqiptarët kanë këtu 360 mijë apartamente. U pritën nga qytetarët e këtij vendi me një shpejtësi të menjëhershme. U shndërruat në një faktor shumë të rëndësishëm. Dhe lumenjtë e djersës që ju derdhët morën vlerësimin më të lartë në të gjitha fushat e këtij vendi, në turizëm, në ndërtim, në drejtësi. Sot secili nga ju ka personalitete të nderuara që nderojnë Greqinë në të gjitha garat, me të cilët Shqipëria krenohet.
Historia po përsëritet, ne jemi në sallën që mban emrin e një greko-shqiptareje të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irena Papas të tjera do të dalin nga ju, me të cilët krenohet Greqia, krenohet Shqipëria.