Analisti zbardh pazaret e Sali Berishës me çështjen “Balluku”, kërcënohen deputetët e PD të Këshillit të Mandateve që

Analisti zbardh pazaret e Sali Berishës me çështjen “Balluku”, kërcënohen deputetët e PD të Këshillit të Mandateve që mos nxjerrin asnjë material nga dosja e ish-ministres
Analisti Genc Bùrimi ka hedhur një “bombë” politike, duke zbardhur prapaskenat e pazareve të errëta që lidhen me dosjen e ish-zv/kryeministres, njëherësh ish-minitsres së Trasporteve dhe Energjisës, Belinda Balluku. Ai deklaroi se zhdukja e kësaj dosjeje nga debati publik është një “mrekulli” e orkestruar, ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka heshtur në mënyrë të pashpjegueshme.

Teksa ishte duke folur dje në një media, z. Burimi paralajmëroi se opozita gabon rëndë nëse mendon se mungesa e hetimit lidhet vetëm me presionin e mafias, duke shtuar se mund të ketë edhe arsye politike apo ndërhyrje nga partnerë ndërkombëtarë. Sipas tij, SPAK-u duhet të japë llogari hap pas hapi për çdo veprim të tij. Ai kritikoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë në punën e Prokurorisë Speciale (SPAK), duke theksuar se kur ekzekutivi dhe legjislativi diktojnë prokurorëve si të veprojnë, ata mbeten pa mbrojtje. Në kontrast, Burimi solli shembullin e Italisë, ku prokurorët mbrohen aktivisht nga presioni politik.

Prapaskenat

Por në këtë atmosferë tensioni, opozita është thirrur të trajtojë të gjitha hipotezat dhe të kërkojë transparencë të plotë. Mirëpo, paradoksi më i madh qëndron tek heshtja e deputetëve demokratë në Këshillin e Mandateve, të cilët thuhet se janë kërcënuar. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve kishte premtuar publikimin e detajeve nga dosja Balluku, por sot asnjë material nuk ka dalë në dritë. Ky boshllëk flet për një pazar të madh politik. Ndërkohë deduksioni i fortë i analistit është se më të interesuarit për të mos dalë provat janë pikërisht Sali Berisha dhe Belinda Balluku.

Dy figura që, sipas zërave, kanë hyrë në marrëveshje të fshehta e pazare për të mbuluar gjurmët e një dosjeje të rrezikshme. Pra e gjithë kjo tregon se kemi të bëjmë me një aleancë të pazakontë mes një ish-kryeministri (Berisha) dhe një ish-zv/kryeministre (Balluku), ku interesi i përbashkët është mbijetesa politike dhe shmangia e drejtësisë. Megjithatë z. Burimi e përmbylli me një thirrje të fortë: “Opozita duhet të zgjohet dhe të mos bëhet pjesë e pazareve. SPAK-u duhet të japë llogari, sepse heshtja e tij është më e rrezikshme se çdo presion mafioz.” Më poshtë po pasqyrojmë pjesë nga deklarata e z. Burimi.

Çfarë deklaroi z. Burimi?

“Me çfarë mrekullie, dosja Balluku u zhduk nga debati publik? 10 ditë zgjati, mbaroi, iku, si puna e McGonigalit. Mrekullia e dy, SPAK-u sikur do t’i binte kokës me një dosje të re, të rikualifikuar për korrupsion këtë herë dhe jo për pabarazi në tendera, pushohej SPAK-u. Dhe mrekullia e tretë, u bë e gjithë ajo demonstratë dje, Balluku nuk u përmend në asnjë rast, u harrua dhe nga demonstruesit e PD-së. Që t’i them tani unë. Gabimi i dytë është që të thuhet që tani po nuk po sulmohet më Balluku sepse SPAK-u ka presion nga mafia. Mund të ketë tre arsye, mund të jetë mafia, mund të jetë arsye politike, pra është thjesht qeveria, Rama.

Një partner ndërkombëtar, shumë si rasti i Trump-it, që mbase ka gjetur një pikë bus me Ramën, kur erdhi ambasadoresha mikeshë e tij atje, unë jam gazetar, unë nuk kam asnjë lloj kompleksi t’i them të gjitha opsionet. Ju lutem, trajtoni të gjitha opsionet, të gjitha. Dhe pastaj bëjmë gabime në rast se ne dëgjojmë dhe i çojmë në gabim. Mos hidhni opsione, unë sot dua nga kjo opozitë, mos të ketë kompleksin dhe ta rikthejë vështrimin nga SPAK-u. Me atë e kemi problemin ne vetë.

Atë paguajmë ne vetë, atij i kemi dhënë besim ne vetë. Sepse po të shkojmë shumë larg pastaj me një hipotezë, shumë, shumë larg, mos ndoshta dhe SPAK-u është komplet lojë e gjithë kësaj komedie që luhet prej katër muajsh me Ballukun. Është lojë. Domethënë komedia që SPAK-u është komedi që fillon fare, s’kërkojmë arrestimin, po kërkojmë thjesht nenin 238 të kodit procedural penal që është thjesht pushim nga puna. Fitohen tre muaj kohë me ato që pamë neve, me zigzaket në hetuese, pastaj SPAK-u vjen me kërkesën në parlament, parlamenti fiton dhe dy muaj kohë, dhe kjo hipotezë mund të qëllojë dhe kjo.

Sepse brenda në SPAK ti ke ende sot njeriun e zotit Dumani. Apo jo? Ai Brahaj. Dumani e duartrokiti. Kjo opozitë sot, mos të bjerë në këtë kurth, që e futi Rama, që kjo opozitë, dhe ka analistë, edhe unë me thënë të drejtën, bashkë me gjithë analistët kujtuam se SPAK-u u bë partner i popullit shqiptar. Dhe SPAK-ut, duhet kërkuar llogari një më një çfarë do të bëhet me Ballukun. Sepse ai zoti Rama shkoi dhe e sfidoi SPAK-un, i tha “mos hajde në territorin tim, as në legjislativ dhe as në ekzekutiv”. Është ndarja e pushteteve, shumë bukur. Por ti kur Ram, ti legjislativ, ti ekzekutiv, shkon në territorin e SPAK-ut dhe i tregon SPAK-ut se si duhet hetuar? Po SPAK-u nuk ka gojë ky dhe gjuhë ky të mbrohet? Siç u mbrojtën prokurorët në Itali?”, deklaroi dje analisti Genc Burimi.