Në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pamjet e filmuara tregojnë një tryezë të gjatë të vendosur për iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, mes rrënojave teksa qielli errësohej.
Palestinezët e lodhur nga lufta shënuan ditën e parë të muajit të shenjtë me agjërim dhe më shumë shqetësime.
“Sot ka shumë të mira, por nuk ka para,” tha Huda Matar për çmimet në rritje, edhe pse më shumë ushqime dhe produkte të tjera janë në dispozicion në krahasim me vitin e kaluar.
Zyra e Netanyahut tha javën e kaluar se ndërmjetësit, “po diskutonin gjithashtu mënyrat për të përmirësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë dhe për të mbështetur stabilitetin në rajon“.
Agjencia e ushqimit e OKB-së tha në mediat sociale se arriti 1 milion palestinezë në të gjithë Gazën gjatë fazës së parë të marrëveshjes.
“Armëpushimi duhet të mbahet,” tha Programi Botëror i Ushqimit. “Nuk mund të ketë kthim prapa.”