Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën këtë të diel, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria.
Policia e Kosovës konfirmoi se rreth orës 18:00 ka marrë njoftim për një person pa shenja jete. Në vendngjarje, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e 41-vjeçarit, ndërsa hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria. Viktima është një mashkull i lindur në vitin 1983. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit,” deklaroi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje.