Disa makina Tesla janë djegur në një sulm të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një dyqanmakinash në Francë.
Një hetim është hapur për incidentin pranë qytetit jugor të Toulouse, i cili la tetë automjete të djegura dhe katër të dëmtuara rëndë.
Sipas zyrës së prokurorit ka prova që flakët “nuk ka qenë aspak aksidentale”.
Philippe Guyot, kryebashkiaku i Plaisance-du-Touch, i tha AFP se zjarrfikësit përcaktuan shpejt se shkaku i zjarrit ishte kriminal, duke shtuar se ambientet e tregtimit nuk ishin shënjestruar.
Një numër veprimesh anti-Tesla kanë ndodhur në Evropë që nga afrimi i Elon Musk me Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mbështetja e tij ndaj partive evropiane të ekstremit të djathtë dhe sulmet ndaj diversitetit.
Në Gjermani, aktivistët e krahut të majtë projektuan një imazh gjigant të Musk duke bërë një gjest që është krahasuar me një përshëndetje naziste së bashku me fjalën “heil” në fabrikën e Tesla-s në Berlin.
Qendra e Gjermanisë për Bukurinë Politike dhe grupi në Mbretërinë e Bashkuar Led By Donkeys projektuan një foto të Musk me krahun e shtrirë, të cilën ai e bëri në një tubim të Trump në janar, në ndërtesën nëntë metra të lartë të mërkurën mbrëma.
Ata gjithashtu projektuan fjalët “heil” dhe “bojkot” krahas logos së Tesla-s, ku lexohej “heil Tesla” ose “bojkotoj Tesla”.
Aktivistët projektuan një video që tregon postimet e Musk në Twitter në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa për Gjermaninë.
