VIDEO/ Qytetari hero në Tiranë! Shpëton shoferin që mbeti pa ndjenja në timon

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur dje në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit të automjetit.

Por për fat të mirë në rrugë është gjendur qytetari Lilo Shehu, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një aksident të mundshëm dhe gjithashtu ka dhënë ndihmën e parë për shoferin.

Ky incident nxjerr në pah rëndësinë e reagimit të shpejtë, të cilat mund të shpëtojnë jetë./vizionplus.tv