Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, do të vizitojë Tiranën zyrtare, më 13 mars.
Komisionerja Kos do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, presidentin e republikës Bajram Begaj, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Axhenda e e vizitës së komisioneres evropiane për Zgjerimin në Tiranë do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”. Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit, deputetin e PD Agron Gjekmarkaj, kryetaren ekomisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.