Epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë është mbyllur në stadiumin e Varshavës ku Shqipëria humbi mundësinë për Botërorin.
E ndërsa kontrata e Sylvinhos përfundon në korrik, Dritan Shakohoxha, ka zbuluar një emër surprizë që mund të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Sipas Shakohoxhës, FSHF është në tratativa me ish-futbollistin e famshëm italiàn, Fabio Cannavaro.
Shakohoxha tha se FSHF merr vetëm trajnerë të huaj, duke u rrëmbyer atyre edhe protagonizmit.
“17 mln euro kanë kushtuar këta burrat (trajnerët e huaj ndër vite).
Para 40 vjetësh, federate e kohës mori një trajner gjerman dhe i vuri dy trajnerë që ta mësonin. I marrim të huaj, sepse duam vëmendjen te vetja jonë. Kur fiton Shqipëria, dy llafe flasin trajnerët, pastaj flet Federata, sepse të gjithë marrin merita.
Tani thonë se Cannavaro do të bëhet trajner, pra një që e kemi parë në TV. Do ta marrim për të thënë kemi marrë në punë atë. 90% e trajnerëve që kemi marrë, kanë qenë futbollist të mirë, por jo trajnerë”, tha Shakohoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Fabio Cannavaro është aktualisht trajner i kombëtares së Uzbekistanit.
Cannavaro do të drejtojë Uzbekistanin në Kupën e Botës 2026, ku skuadra është tashmë e kualifikuar.
Për 52-vjeçarin kjo është eksperienca e dytë si trajner kombëtareje, pas periudhës së shkurtër me Kinën në vitin 2019. Në karrierën e tij si trajner, ai ka punuar në Kinë me Guangzhou Evergrande dhe Tianjin Quanjian, në Arabinë Saudite, si dhe në Itali me Beneventon e Udinesen.
Eksperienca e fundit e Cannavaros ishte me Dinamon e Zagrebit, nga e cila u largua në prill të këtij viti.