Edi Rama, në një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste, ka folur edhe për çmimin e karburanteve.
Ai dha dhe një shpjegim, pse Qeveria nuk heq taksën e qarkullimit, që do të lehtësonte çmimin e karburanteve në Shqipëri.
“Ne e kemi bërë llogàrinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht.
Në vend që t’i ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë.
Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama.
Argumenti i tij, në fakt është një gënjeshtër e madhe.
Nëse do të hiqej taksa e qarkullimit, shqiptarët do ta paguanin vetëm një herë atë dhe nuk do të paguanin katër fish sa thotë Rama, por shumë më pak.
Por Qeverisë nuk i intereson ta heqë këtë taksë, sepse i merr qytetarit para në çdo litër naftë që konsumon.
Dhe një vend si yni, që nuk prodhon asgjë dhe s’ka biznese apo industri të mëdha, që të mbanin shtetin me taksa, Qeveria mbahet në këmbë vetëm me taksat që iu vë qytetarëve.
Ndryshe nga vendet e rajonit dhe Europës, që taksën e qarkullimit e kanë fikse dhe vjetore.
Rama e di shumë mirë, që nëse heq taksat e karburantit, të ardhurat e buxhetit të shtetit do të tkurreshin ndjeshëm dhe për Qeverinë do të krijohej një gropë e madhe.
Ndaj dhe insiston për të mos hequr asnjë taksë.
Jo se i vjen më shumë keq për qytetarët, se kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku taksa e qarkullimit është vjetore dhe çmimi i karburantit shumë herë më i ulët.
Sa për kujtesë të Ramës, taksa e qarkullimit në këto vende, varion nga 100 deri në 200 euro maksimumi.
Ndërsa në Shqipëri, duke qenë se ne e paguajmë për çddo litër nafte që konsumojmë, kjo taksë shkon shumë herë më e lartë se këto vende.
Vox News