“Shqipëria s’plotëson kriteret për në BE”, intervista e Berishës për median greke, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreun e PD, me bufin e kënetës, siç edhe e quan ai.

Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.

“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha.

“Shqipëria s’plotëson kriteret për në BE”,