Ska ndaΙoze / Futbollisti nga Kosova “mas akrohet” me ofendime dhe quhet “tradhëtar” pse zgjodhi kombëtaren shqiptare

E paprecedentë ajo që po ndodh në Kosovë me futbollistin e ri, Etnik Brruti, i cili është duke u përballur me një lumë ofendimesh dhe akuzash të rënda, për arsyen e vetme se ka zgjedhur kombëtaren shqiptare të futbollit.

Siç është raportuar në disa media, kapiteni i Kosovës U21 mori vendimin të shtunën që në të ardhmen t’i bashkohet kombëtares kuqezi.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisë një valë ofendimesh ndaj tij, madje duke shkuar aq larg sa ta quajnë edhe “tradhtar”.

Por një përgjigje të fortë atyre ua ka dhënë babai i Etnik Brrutit. Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë. Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar.

Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkruar babai i Etnikut, Besniku.