Ajo rifillon aktivitetin e saj se.ksual me shumë vrull dhe gjen ndjesi të reja se.ksuale me trupin e saj të ndryshuar. Nëse femra arrin të këtë një periudhë të mirë seksuale në këtë moshë, atëherë, ajo do të arrijë një harmoni shpirtërore të pamasë.
Pas moshës 55 vjeç: Pjekuri
Në këtë moshë femra ka arritur pjekurinë maksimale dhe ka përfituar një qetësi me veten. Është koha kur ajo duhet të kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e vet pasi nuk është më e re. Por megjithëse në këtë moshë, natyra i ka rezervuar surpriza dhe ka raste që ajo mund të shijojë dhe të ndjejë kënaqësi me org.azmën post-menopauzë.
Gjithsesi, megjithë dëshirën e femrës për të pasur jetë të shëndetshme seksuale edhe në këtë periudhë të jetës së saj, më e rëndësishmja për të mbetet harmonia shpirtërore dhe të ndjerit e vetes të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.