Ndodh “mrekullia” në “BBVA5”! Brikena lë pas egon, i thotë “PO” kërkesës së Mateos: Çmendem pas teje

Një atmosferë plot emocione ka mbizotëruar mbrëmjen e sotme në “BBA5” pasi Mateo i ka propozuar Brikenës që të bëhet e dashura e tij.

Në darkën e organizuar nga Vëlli i Madh, fillimisht banori i ka kërkuar asaj një kërcim e më pas i ka propozuar që të jetë e dashura e tij.

Ndërsa lëvizja e papritur ka ardhur nga ana e Brikenës e cila pohoi ndjenjat e saj për banorin dhe pranoi të bëhet e dashura e tij. Në këtë moment Mateo ka pohuar sërish pëlqimin ndaj modeles, duke i treguar asaj se çmendet për të.

Lëvizja e dy banorëve vjen disa ditë para finales së madhe të “BBVA5”. Siç e ka konfirmuar dhe vetë produksioni i prorgamit, finalja e këtij edicioni të “BBVA” do të jetë nmë 18 prill.

Pjesë nga diskutimi:

Mateo: Doja të thoja që ka qenë një rrugëtim i vështirë edhe i gjatë për të dy, ma ke zbukuruar Big Brother edhe jam shumë mirënjohës që të kam rinjohur pas kaq shumë vitesh edhe, unë dua që këtë lidhjen ta vazhdoj edhe jashtë 4 mureve dhe dasmën më të madhe do e bëjmë jashtë edhe dua të thoja që “a do bëhesh e dashura ime”.

Brikena: A e ndjen 100% këtë gjë, se unë kam filluar të kem ndjesi për ty.

Mateo: Po unë po çmendem pas teje.