Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një analizë të gjerë për Euronews Albania mbi arsenalin modern të armëve dhe rreziqet që ato mbartin, që i dipsonon SHBA-ja duke paralajmëruar se përdorimi i tyre mund të çojë botën drejt një konflikti global.
Karamuço kujtoi se armët e shkatërrimit në masë atomike, biologjike dhe kimike, kanë qenë gjithmonë një kërcënim për njerëzimin. Ai solli në vëmendje përdorimin e armëve kimike nga Iraku ndaj Iranit gjatë viteve ’80, të cilat sot konsiderohen krim lufte. Por sipas tij, përveç këtyre, ekzistojnë edhe armë të tjera po aq të frikshme, që nuk klasifikohen si armë të shkatërrimit në masë, por kanë efekte të ngjashme në zona të kufizuara.
Ndër to, Karamuço përmendi:
Armët radiologjike, që nuk shkaktojnë shpërthim atomik, por shpërndajnë mbetje radioaktive në terren, duke sjellë pasoja afatgjata për njerëzit dhe gjallesat.
Armët elektromagnetike, të cilat paralizojnë sistemet e radarëve dhe komunikimit, duke bërë “shutdown” të plotë të infrastrukturës ushtarake.
Bombat termobarike, që arrijnë temperatura mbi 3000 gradë dhe përthithin oksigjenin, duke shkaktuar shkatërrim masiv në lagje të tëra.
“Me lagje të tëra mund të rrafshohen dhe me me mijëra njerëz mund të vdesin vetëm nga një bombë e tillë. Nuk janë ardhur shkatërrimit në masë, por kanë pothuajse atë të njëjtin efekt, por për zona të kufizuara dhe janë shumë armë të frikshme. Është përdorur një nga këto armë ose më mirë dyshohet gjatë kësaj lufte u përdor në një bombardim, por u pa me skepticizëm, me pikëpyetje, sepse nuk dolën pamjet e plota se çfarë efekti kishte”-tha Karamuço
Armët antibunker, të projektuara për të depërtuar në thellësi, por që në zona të banuara mund të shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme.
Karamuço rikthen një deklaratë të Trump para disa kohësh të cilën e mbajti disa orë pasi arrestoi Maduron duke thënë se askush të mos guxojë të na sulmojë sepse Amerika ka armë të reja sekrete.
“Trumpi foli për herë të parë për disa armë të reja sekrete të cilat ai tha që bota nuk i di end po ne i kemi dhe mos i shkoj mendja njeriut që të na sulmojë. Po deri më sot nuk ka një të dhënë, pra mbahet një sekret ushtarak i plotë, se çfarë arme tjetër të shkatërrimit në masë përveç këtyre që unë përmenda ka që nuk japin efekte në rajon, por vetëm në zonat ku godasin në zona të caktuara. Kjo ka ngelur një enigmë shumë e madhe. Edhe analistët në Shtetet e Bashkuara thonë që mund të por që ne nuk i njohim.”-tha ai.
Ai shtoi se ekzistojnë edhe armë sekrete, të panjohura për publikun, për të cilat nuk ka të dhëna të plota, por që sipas analistëve mund të kenë efekte të vazhdueshme dhe shkatërruese, si bombat thërrmuese që shpërthejnë për orë të tëra duke zgjeruar diametrin e shkatërrimit.
“Nëse përdoren këto armë, do të jetë pragu i Luftës së Tretë Botërore. Nuk duhet të përdoren, sepse prishen të gjitha ekuilibrat globalë dhe bota do të përballet me një realitet krejtësisht të ri”, u shpreh Karamuço.
Eksperi i sigurisë Ervin Karamuço theksoi se tensionet aktuale dhe retorika e liderëve botërorë e bëjnë këtë rrezik më të prekshëm se kurrë, duke paralajmëruar se çdo veprim i pamatur mund të sjellë pasoja katastrofike për njerëzimin.